• |
ide | kryesore

Finalja e Kupës së Botës mbyll Kullën Eiffel

Rusi 2018, Sport



Kulla Eiffel do të mbyllet të dielën si pjesë e masave të sigurisë që do të aplikohen në Paris, me rastin e transmetimit, në një ekran gjigant, të finales së Kupës së Botës, ku pritet të marrin pjesë dhjetëra mijëra persona. “Për motive sigurie, policia e Parisit ka kërkuar mbylljen e Kullës Eiffel”, ka bërë të ditur shoqëria e menaxhimit SETE, duke shtuar se personat që kanë bileta të prenotuara do të rimbursohen. Gjatë finales së Euro 2016 mes Francës e Portugalisë më shumë se 90.000 persona u mblodhën në fan zone përpara Kullës Eiffel. Simboli francez do të jetë i mbyllur edhe gjatë të shtunës së fakt, për shkak të festës kombëtare të marrjes së Bastijës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *