• |
ide | kryesore

Kapja e 613 kg kokainë/ Sekuestrohen llogaritë bankare të “Arbri Garden”, por u gjetën vetëm…

Lajme, Të fundit



Marrin një tjetër zhvillim hetimet për çështjen e 613 kg kokainë të kapur në kontenierët me banane të kompanisë “Arbri Garden” të Arbër Çekajt.

Policia thotë se “në vijim të hetimeve për asetet me burim kriminal, pas operacionit “Last Snoë” ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Portin e Durrësit disa muaj më parë, Task Forca Speciale bëri sekuestrimin e llogarive bankare në emër dhe për llogari të subjekteve “Arbri Garden” shpk dhe “Ecoalmax” shpk”.

Sipas burimeve zyrtare vlera totale e sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë (të reja), që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga policia. Normalisht që shuma të tilla janë qesharake kur mendon të ardhurat që mund të sillte trafiku i një sasie të tillë droge.

“Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, po vijon hetimet intensive për këtë grup të dyshuar që operonte në fushën e trafikimit të drogave të forta” – thuhet në njoftim. ©LAPSi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *