• |
ide | kryesore

Konfirmohet në detyrë Kostaq Beluri, prokuror i sektorit të Dekriminalizimit

Lajme, Të fundit



Komisioni i Vetingut konfirmoi nw detyrw prokurorin Kostaq Beluri. Beluri punon aktualisht si prokuror në Sektorin e Verifikimit të Integritetit, i njohur ndryshe si sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Ai ka punuar si zv.prokuror i Tiranës në vitet 1999-2004 dhe si drejtor i Luftës kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit në vitet 2004-2007.

Më pas, Beluri është rikthyer sërish në organin e akuzës si zv.drejtor i Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe prej vitit 2014 ushtron detyrën në Prokurorinë e Përgjithshme.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Beluri zotëronte pasuri familjare në vlerën e 1.3 milionë lekëve në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Beluri kap vlerën e 5.2 milionë lekëve.

Beluri zotëron një apartament banimi 70 m2 me vlerë 1.1 milionë lekë dhe 1/5 e një apartamenti të përfituar nga familja përmes privatizimeve-pasuri këto të deklaruara prej vitit 2003. Ai zotëron gjithashtu 2.9 milionë lekë llogari bankare dhe 1.2 milionë lekë kursime në cash.

Të ardhurat familjare të prokurorit Beluri kapin vlerën e 33.8 milionë lekëve për vitet 2003-2017. Ato përbëhen në 97 për qind nga të ardhurat e pagës së tij dhe të bashkëshortes, 2.4 për qind nga interesat bankare dhe 0.3 për qind nga mësimdhënia.

 



4 Comments

  1. mos shaj se te ben keq per shendetin, stresi te fut ne dhe ,e ke pare shqiptaret qe flasin me vehte. kjo vjen nga mireqenia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *