• |
ide | kryesore

Raporti vjetor i drogave/ PD-LSI: I çorri maskën Edi Ramës

Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat zbuloi raportin italian në lidhje me drogën sipas të cilit vetëm në 2017 nga 90 ton janë kapur vetëm 41. Sipas Kryemadhit, aktiviteti i klaneve shqiptare nuk është rritur vetëm në trafikimin e marijuanës por edhe atë të drogërave të rënda.

“Shqipëria është vendi i shumicës së sasive të kanabisit që kanë si destinacion tregjet italiane dhe europiane prodhimi dhe trafikimi i kanabisit. Vetëm në 2017 nga 90 ton janë kapur 41 ton që ishin kapur në 2016, po zhvillohet trafikimi me ritme të shpejta. Klanet shqiptare kanë treguar se kanë një aftësi në rritje të menaxhimit dhe kultivimit të marijuanës dhe trafikimit të saj. Grupet e krimit shqiptar konkurrojnë me organizatat kriminale europiane për kontrollin e territorit të rrugëve të trafikimit të drogës në Europë. Shqiptarët zënë vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut ku përfshihet dhe trafiku i drogave të rënda. Raporti vlerëson se 94 raste të raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të larta në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011 me 49 raste. Por grupet shqiptare nuk e kanë kufizuar aktivitetin e tyre vetëm në trafikun e marijuanës. Raporti i drogës italiane. LSI ka një plan, premton se në tre muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga dhe llumi i Ramës, që të pastrojë vendin nga paratë e drogës, zhdukjen e monopoleve, shëndetësi dhe arsim të barabartë për të gjithë, të shpëtojmë trashëgiminë kulturore” tha Kryemadhi.

Edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar pas raportit të publikuar nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali, sipas të cilit “sasitë më të mëdha të drogës në Itali vijnë nga Shqipëria”.
Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i PD thotë se “Raporti i Antidrogës Italiane i çjerr maskën qeverisë shqiptare dhe nxjerr në dritë të diellit situatën dramatike në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e drogës”.

“Raporti i Antidroges Italiane i çjerr masken qeverise shqiptare dhe nxjerr ne drite te diellit situaten dramatike ne lidhje me kultivimin dhe trafikimin e droges. Pavaresisht perrallave te kryeministrit dhe sejmeneve te tij qe eshte eleminuar kultivimi i kanabisit, ne vitin 2017 eshte kapur ne Itali 2 here me shume droge se ne 2016 qe ishte vit rekord. Jemi vendi i pare i origjines per kanabisin qe i dergohet Europes. Grupet kriminale shqiptare jane perhapur gjeresisht ne trafikimin e kokaines nga Amerika e Jugut. Paraja e grupeve kriminale eshte rritur ndjeshem dhe ato pastrohen lehtesisht ne Shqiperi.

Arsyet jane ne kriminalizimin e plote te qeverisjes dhe institucioneve. Kumbari Rama ka ngritur narko-shtetin ku qeveria, policia, ushtria, prokuroria dhe nje banke punojne per narkoshtetin dhe Kumbarin. Prandaj nuk na hapen dyert e Europes dhe jemi bere delja e zeze e saj” shkruan Spaho.



1 Comment

  1. EC,,,,perpara rilindje e qelbesirave, kultivues te kanabisit, e vjedhjeve, pasurohuni, roberojeni kete popull me keq se cia keni bere, bashkohuni te fagmat e trashegimise se nuk ka gje qe u leviz nga istikami. Ju vdisni e nuk dorezoheni, vuani, e vuani deri sa te arrini deshirat e djajve, pa c;ka se populli po shkon drejt falimentit. Bravo bije bushtrash, se tu krkosh ne cdo cep te globit, duhet te jeni nga mete rrallet.Jeni ujqer qe keni kapur ne qafe demokracine, e po propagandoni demokraci me poshtersi. sa te pa fytyre, e karakter njerezor qe keni, me tere vrejtjet, skandalet, krimet, drogen, vjedhjet, mashtrimettuaja, mbeteni prape sikur su ka ndodhur gje. C;fare prisni more batakcinj qeveritare tu ndodhe,,,,, Doni te ngreni populli n ne revolte? Mos, MOS se e zeza e historia do u nxije juve, se populli do mbetet edhe pas jush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *