• |
ide | kryesore

(VIDEO) Shpërthim i fuqishëm dhe flakë pranë aeroportit të Kajros, 12 të plagosur

Planet



12 vetë janë plagosur pas një shpërthimi në një fabrikë kimike pranë aeroportit të Kajros, raporton agjencia shtetërore e lajmeve egjiptiane MENA.

Ata janë shtruar në spital, por nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore dhe nëse lëndimet që kanë marrë janë të lehta apo jo.

Një zëdhënës i ushtrisë tha se shpërthimi u shkaktua nga temperaturat e larta në një depo karburanti.

Trafiku ajror në aeroport nuk është prekur, konfirmoi ministri i aviacionit të Egjiptit Younis al-Masri.

Sipas dëshmitarëve okularë, zhurma e shpërthimit ishte shurdhuese dhe flakët mund të shiheshin nga një distancë.

Zjarrfikësit kanë arritur që të shuajnë flakët, sipas televizionit shtetëror.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *