• |
ide | kryesore

VIDEO/ Vajza e re bie në gropën e ashensorit, shikoni si e nxjerrin zjarrfikësit

Lajme, Të fundit



Një vajzë e re në moshë ka përjetuar tmerr këtë të diel në qytetin e Sarandës, pasi aksidentalisht ka rënë në hapësirën e pallatit që është e dedikuar për lëvizjen e ashensorit.

Për nxjerrjen e saj është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta lirojnë të renë nga tmerri dhe dhimbjet. E gjithë ngjarja ka ndodhur në një pallat 7-katësh, i ndërtuar prej vitesh tashmë por që nuk ka një ashensor funksional.

Edhe hyrja e pallatit, nuk është e ndriçuar sa duhet, ndërsa në zbrazëtirën e vendit ku qëndron ashensori nuk ka asnjë shenjë paralajmëruese apo ndonjë gardh që të parandalojë aksidentet.

Vajza në video duket teksa qëndron e shtrirë në fund të gropës së ashensorit dhe kërkon ndihmë. E reja shprehet se po i del gjak nga veshi.

Vajza, e paidentifikuar në emër, është përcjellë më pas në spitalin e Sarandës dhe fatmirësisht mësohet se nuk ka pësuar dëmtime që mund t’i rrezikojnë jetën. Video është publikuar nga SarandaWeb.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *