• |
ide | kryesore

Ish missi: Disa fakte dhe statistika mbi dietën

Paparazzi, Slider



E hëna e sotme nisi ndryshe në KafeIn. E ftuar ishte nutricionistja Diola Dosti Baftiu. Ish miss që e ka provuar në vetën e pare dietën e parregullt rrëfeu fakte e statistika shkencore shumë interesante.

Diola që punon e jeton në Kosovë po korr shumë sukses me librat e saj dhe solli këshilla shumë të vlefshme se si të dobësohemi pa bërë dietë.

Ajo kishte vetëm një kërkesë ultimative, heqja dorë nga sheqeri dhe ëmbëlsirat. Gjithashtu edhe të skuqurat duhej të fluturonin nga dritarja.

Ndër të tjera nutricionistja iu bëri thirrje shqiptarëve që mos të kishin besim te dietat online pasi rrezikojnë dëme anësore të pariparueshme duke sjellë eksperiencën e saj personale pas konkursit për Miss ku ajo kishte marrë pjesë.

Ajo i këshilloi fort ushqimet tradicionale shqiptare ashtu si trahanaja e sidomos në mëngjes.

Nga ana tjetër zbulimi i vërtetë që ajo bëri kishte të bënte me fakti se forma jonë fizike ndikohet më shumë nga humori e stresi se sa nga ushqimet.

Për më shumë informacione të domosdoshme ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm:

 

http://www.intv.al/kafein-flet-nutricionistja-dietat-nuk-dobesojne-ja-si-te-hiqni-peshe-65225



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *