• |
ide | kryesore

70 milionë euro të Liverpool nuk mjaftojnë për Alisson, Roma pret Chelsea

Sport



Janë ditë decizive për të ardhmen e Alisson. Liverpool e ridimensionoi ofertën dhe është gati të vendosë mbi tavolinë 70 milionë (60 plùs 10 bonus) për portierin brazilian të Romës. Klubi verdhekuq kërkon më shumë (75-80 milionë në total) e për këtë motiv drejtori sportiv Monchi pret sinjalet nga Chelsea i Sarri, që ka gjetur tek Alisson zëvendësuesin e mundshëm të Courtois, që po ndiqet nga Real Madrid e nuk ka për qëllim të rinovojë me Blutë.
Roma pret tashmë ofertën përfundimtare për Alisson dhe që lojtari është në vijën e transferimit është kuptuar qartë me mungesën në listën e skuadrës që do të fluturojë për turneun përgatitor në Shtetet e Bashkuara. Emrat që verdhekuqtë i shohin si zëvendësues të brazilianit janë Areola, që Psg nuk kërkon ta lërë të lirë për më pak se 30 milionë, e Olsen i Copenhaghen, më ekonomik – kosto mes 10 e 15 milionë – e që do ti lejonte Romës të shtonte forcat për sulmin: ëndërra mbetet Federico Chiesa, që Fiorentina e konsideron të pashitshëm dhe Della Valle i thanë jo një ofertë prej 50 milionë euro të Napolit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *