• |
ide | kryesore

“Hostel by Anabel”, hosteli më i famshëm në Shqipëri

Paparazzi, Slider



Nën emrin “Hostel by Anabel”, rreth një muaj më parë nisi një serial i ri në InTv, , me fokus kryesor rininë dhe mentalitetin që e rrethon.
Seriali që ka në qendër 5 vajza (Megi Pojani, Deamishel Hoxha, Alberta Kamenica, Ana Haxhimali, Viola Gjoleka), të gjitha të punësuara prej kohësh pranë Anabel Media, trajton tema të ndryshme të të përditshmes shqiptare, të para nga syri i këtyre vajzave, të gjitha të brezit “millennial”, që kanë një këndvështrim tjetër në trajtimin e situatave, se brezat para-ardhës.
“Hostel” një serial i ideuar nga Dalina Buzi, nisur nga komentet online, nga klikimet në Youtube në Anabel Entertainment dhe nga shikueshmëria në INTV, po kthehet në një “varësi” Të rinjtë janë të mbërthyer pas ekranit të televizorit apo telefonit dhe mezi ç’presin për puntatën e rradhës.
Për herë të parë “Hostel” sjell një formë të re realizimi televiziv, të përshtatshëm edhe për ekranin e vogël, por edhe për rrjetet sociale, ku pjesa më e madhe e ngjarjeve zhvillohen në syrin e një kamere-reality. Rubrika e saj e fundit “E ke parasysh kur…”, një frymëzim nga të tilla rubrika në kanalet më të fuqishme amerikane në Youtube, bazohet mbi ngjarje e situata reale, që vijnë në formë komedie, nën interpretimin e vajzave të Hostel dhe aktorëve të tjerë amatorë.
Gjatë 6 episodeve të para, “Hostel” ka tema për të cilat nuk dëgjojmë shpesh të flitet publikisht nga vetë vajzat, ka sjellë në ekran një tjetër formë humori dhe është përpjekur të promovojë një rini moderne, mendjehapur dhe me mentalitet perëndimor.

 

http://www.intv.al/hosteli-qe-po-cmend-rinine-shqiptare-foto-65423



1 Comment

  1. Program deficent me ate eskorten plastike dhe ato dy shushkat e tjera.O zot kur nje gomare si Dalina Buzi arrin te bej TV me kto viçat c’do gje esht e mundur ktu ne shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *