• |
ide | kryesore

Shkarkohet Admir Thanza, gjykatësi i dënuar në Itali për vjedhje

Lajme, Të fundit



KPK ka njoftuar sot vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit te Gjykates se Larte, Admir Thanza. Vete Thanza nuk ishte i pranishem kur u dha vendimi.

Thanza ka fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë. Dënimi është dhënë në vitin 1999, por gjyqtari, i cili javën që shkoi u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, nuk e ka pranuar konsumimin e veprës penale.

Për rastin në fjalë, gjyqtari tha se kishte marrë përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *