• |
ide | kryesore

E vërteta tronditëse e Pogba para gjykatësve: “Shantazhi influencoi mbi dëmtimet e rikuperimin”

-Instant, Sport
Pogba



Kthimi i Paul Pogba te Juventus nuk ka qenë ashtu siç pritej. Mesfushori francez është mbytur nga dëmtimet në një sezon, me vetëm katër paraqitje në total mes Serie A dhe Europës. E asnjë prej tyre me minuta të plota. Një gju tradhtar në fillim, pastaj aduktorët që e mbajtën larg fushës numrin 10 të Zonjës së Vjetër. E megjithatë, Pogba e di mirë se çfarë i ndodhi trupit të tij në periudhën e fundit. Zbulimi vjen para gjykatësve, në një seancë për të dëshmuar për arrestimin e Adama Camara, një prej personave të akuzuar për tentativë zhvatjeje ndaj francezit.

Në të vërtetë, siç raportohet nga L’Equipe, Pogba është i sigurt mbi këtë hipotezë: “Ka pasur një ndikim të madh në trupin tim dhe në shëndetin tim. Madje influencoi edhe në rikuperimin tim nga dëmtimet që kam pësuar gjatë vitit të fundit”. Me pak fjalë, një situatë ndaj të cilës francezi nuk ishte indiferent. Pogba, i dobësuar mendërisht nga stresi që pësoi, pa trupin e tij të dorëzohej pikërisht në sezonin e rikthimit të tij të madh te Juventus.

Lexo më tej: Pogba, makthi nuk ka fund: ndrydhje e gradës së ulët të aduktorit, kthehet pas Pashkëve



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *