• |
ide | kryesore

Dybala në Paris, Neymar…?

Sport



Ka dyshime rreth të ardhmes së Neymar, por të njëjtat dyshime mjegullojnë edhe atë të Paolo Dybalas. Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja spanjolle As, Psg nuk e konsideron më të pashitshëm brazilianin, duke hapur kështu një rreze shprese për Real Madrid e presidentin Florentino Perez, që nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për ta sjellë numrin 10 të Seleçao në kryeqytetin spanjoll.

Megjithatë fjala e fundit i takon teknikut të ri Thomas Tuchel, që kërkon një aletranativë të denjë, duke hedhur sytë tek Dybala.
Shoqëria e presidentit Nasser Al-Khelaifi do të bllokojë largimin e Kylian Mbappé, talent gjithnjë e më i shndritshëm pas aventurës botërore në Rusi. Pikërisht shpërthimi i francezit mund të jetë një nga motivet që mund ti japin “viston” Neymar të vazhdojë ëndërrën e tij për të qenë lojtari më i mirë në botë në një klub tjetër.

Blancos, kanë qenë gjithnjë të interesuar, e mund të vendosin në tavolinë një shifër të konsiderueshme, duke e parë prezencën e brazilianit si të rëndësishme për të zbutur largimin e Cristiano Ronaldos tek Juventus



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *