• |
ide | kryesore

Çmimi i lartë i pretenduar nga Skënderbeu bllokon Bregun

Sport



2018-a për Dejvi Bregun nuk shkoi sipas parashikimeve, edhe pse nisi me një transferim ëndërrash tek Skënderbeu, që do të konkretizohej në qershor, pas aventurës Europiane të Luftëtarit. Gjërat ndryshuan me shpejtësi: korçarët morën dënimin nga UEFA (që mund të agravohet me konfirmimin nga CAS të penalizimit 10 vjecar), ndërsa gjirokastritët përfunduan të turpëruar në Europë me Bregun që ndeshjen e kthimit u la jashtë nga Kostic.

Kthimi në Korçë e bën delikate situatën e vlonjatit, që e ka nisur sezonin e ri në Europa League me Luftëtarin dhe në rast se federohet, Skënderbeu bëhet skuadra e tij e dytë, duke e bllokuar përfundimisht në Superiore. Klubi për momentin e ka shmangur këtë lëvizje në pritje të një ofertë nga jashtë, që deri tani nuk është se nuk ka ardhur, por nuk ka qenë e duhura, duke e bërë nervoz futbollistin, që e sheh shumë pranë mundësinë e qendrimit në Korcë deri në janar.

“Oferta kam patur – pranon Bregu – por duhet të jetë e përshtatshme edhe për klubin. Do më pëlqente të zgjidhja të ardhmen sa më shpejt, por nëse nuk arrihet një akord deri në 31 gusht, atëherë mundësia e vetme është merkato e janarit”.

Vlera në treg e kartonit të Bregut, arrin shifrën e 475 mijë euro, por natyrisht që bardhekuqtë kërkojnë të marrin më tepër, duke tentuar të përsëritin operacionin e suksesshëm të talismanit tjetër të Luftëtarit, Kristal Abazaj, kur kaloi tek belgët e Anderlecht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *