• |
ide | kryesore

Qarabag, Agolli e para si “armik” në Shqipëri

Sport

Raundi i dytë i Champions League i ka vënë përballë Kukësit një kundërshtar të të gjithë prestigjit, ekspert në kompeticionet europiane ku ka luajtur 92 takime në total dhe me një shqiptar si Ansi Agolli që njeh mirë ambjentin ku azerët do të luajnë.
“Një ndeshje e vecantë për mua, – shprehet Agolli. Nuk më kishte ndodhur të luaja kundër një ekipi shqiptar e për më tëpër në një kompeticion si Champions, por kjo është edhe e bukura e futbollit”.
Për të treguar potencën e Qarabağ, më shumë se 6 titujt kampion dhe 6 Kupat e Azerbaijan, sinjifikativ është fakti se vlera aktuale e tyre shkon në 10.4 milionë paund. Nuk është rastësi ndërhyrja immediate në merkato, pas vëështirësive të shfaqura në ndeshjet ndaj Olimpija Ljubjanës. Qarabag ka arritur akordin me sulmuesin Xhon Delarzh, kongolezi 28-vjeçar i ardhur nga Bursaspor. Kontrata tre vjecare me sulmuesin është një tjetër e dhënë për qëllimet e azerëve në këtë edicion të Champions, në kohën kur ata janë skuadra e parë nga Azerbaijani që avancojnë në fazën e grupeve të Champions League, mision që e arritën vitin e kaluar. Skuadra e teknikut Gurban Gurbanov ka të gjithë kredencialet për ta vënë në vështirësi skuadrën kuksiane, që sigurisht niset jo si favorite, ndryshe nga ndeshja me Maltën. Për Qarabag do të jetë hera e parë që do të ndeshet me një skuadër shqiptare dhe për Agollin do të jetë një ndjesi e cuditshme, të vijë në vendlindje për herë të parë si armik. Qarabag nuk bazohet vetëm në lojtarët më të mirë të Azerbaizhanit, por edhe në 11 të huaj, mes tyre edhe islandezi që priti 11 metërshin Messit në Botëror Haldorsson. Eksperiencë për të shitur e Qarabag, e në gjithëpërfshirjen, kualitet, potencial, vullnet, për Kukësin ky është një mision më shumë se i vështirë…



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu