• |
ide | kryesore

Rëndohet bilanci i zjarreve në Greqi, raportohet edhe për një viktimë me shtetësi shqiptare

Lajme, Të fundit



Situata në zonën e Atikës në Greqi është ende shumë e rrezikshme, ndërsa deri më tani raportohet për më shumë se 50 viktima, dhe më shumë se 160 të lënduar.

Në një lidhje live për News 24, korrespondentja për Greqinë, është shprehur se kjo zonë është shumë e populluar nga shqiptarët, dhe gjatë këtyre orëve ajo ka pasur kontakt me disa prej tyre.

Gazetarja tha se brenda makinës së një shqiptari është gjetur një viktimë, por ende nuk dihet nëse është trupi i një të riu nga Tepelena.

Pjesa më e madhe e viktimave janë gjetur të shkrumbuar në makina, duke mos pasur mundësi të largohen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *