• |
ide | kryesore

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, kultivonin lëndë narkotike

Lajme, Të fundit



Policia italiane ka zbuluar në komunën a San Tammaros një plantacion marijuane, për të cilën janë arrestuar dy shqiptarë si të dyshuar për kultivimin e lëndës narkotike.

Mësohet se shqiptarët e arrestuar janë L.S 28 vjeç e Z.M 25 vjeç, të cilët jetonin në një banesë pranë plantacionit rrethuar nga pemë e bimë të larta. Për kultivimin e marijuanës dy shqiptarët kishin ndërtuar një sistem ujitës modern, raportojnë mediat italiane.

135 bimë kanabis, të larta 1.5 metra, u sekuestruan në plantacion ndërsa në banesën e shqiptarëve janë sekuestruar një sasi tjetër marijuane e gatshme për t’u shitur, një pushkë gjahu e një pistoletë gjuetie e modifikuar.

Mësohet se dy shqiptarët e arrestuar janë pa leje të rregullt qëndrimi në Itali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *