Milani është duke u stërvitur në SHBA. Dhe ndërsa merkatoja çmendet, me rastin Bonucci që ka monopolizuar të gjithë vëmendjen dhe shqetësimet e Gattuso-s mbi të cilin qëndrojnë hijet e një të ardhmeje të pasigurt në drejtimit të stolit kuqezi. Ndërkohë në tërheqjen stërvitore në Los Angeles është shfaqur një bomber i madh, pikërisht suedezi Zlatan Ibrahimovic. Aktualisht te Los Angeles Galaxy, ylli nordik i ka shprehur gjithë mbështetjen ish-skuadrës së tij: “Jeni gjithmonë në zemrën time, më mungoni”. Dhe sigurisht ai i mungon shumë tifozëve kuqezinj që edhe falë aftësive të tij në 2011-ën festuan titullin e fundit të Milan-it në Serie A.
Look who came to say hello! ❤️⚫️
Guardate chi è venuto a trovarci a Los Angeles questa sera! ❤️⚫️
?? @Ibra_official! #DevilsInUSA pic.twitter.com/i5F6s9XySj
— AC Milan (@acmilan) July 25, 2018