• |
ide | kryesore

Tirana Bank, financim të plotë për disa nga fëmijët e fshatit SOS

Lajme, Të fundit



Çdo brez i ri është e ardhmja e një vendi dhe si i tillë meriton vëmendje, mbështetje dhe ndihmën e të gjithë komunitetit për tu rritur të fortë e të kulturuar. Vendi ynë përballet me probleme të shumta sociale për të cilat, jo vetëm institucionet shtetërore por edhe organizata të ndryshme ndryshme me karakter social dhe humanitare nuk mund tja dalin dot të vetme, pa mbështetjen e donatorëve. Për këtë arsye një prej bankave kryesore të vendit tonë, Tirana Bank ka vënë në prioritetet kryesore të politikave të saj sociale pikërisht mbështetjen e kësaj shtrese në nevojë, në disa dimensione.

SOS Fshatrat e Fëmijëve është një ndër institucionet që është në fokus të Tirana Bank prej disa vitesh. Ajo është një organizatë sociale, jo fitimprurëse, jopolitike dhe jofetare që verpron në ndihmë të fëmijëve që kanë humbur kujdesin prindëror apo që janë në rrezik për të humbur atë.

SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e organizatës ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 133 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve e cila operon vetëm falë donacioneve për rritjen e fëmijëve. Falë mbështetjes së Tirana Bank, për të tretin vit radhazi tre femijë mund të qëndrojnë me financim të plotë në shtëpinë familje në këtë fshat, dhe ndjekin mësimet dhe jetën normale si çdo fëmijë tjetër. Tirana Bank ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në ditën e donatorëve duke dëshmuar angazhimin e saj në vazhdimësi në mbështetje të këtyre fëmijëve.

Por pa dyshim të gjithë fëmijët duhet të festojnë dhe të jenë të lumtur. Ata meritojnë të jenë të tillë çdo ditë të vitit, por në disa ditë të shënuara atyre iu kushtohet një rëndësi e veçantë. 20 Maji është dita ndërkombëtare e fëmijëve jetimë dhe 1 Qershori dita e fëmijëve. Me dëshirën e madhe për të sjellë një buzëqeshje më shumë, Tirana Bank u ndodh sërish pranë fëmijëve jetimë në komunitet. Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, Tirana Bank mbështeti organizimin e një dite festive, gjatë së cilës fëmijët ndoqën një pjesë teatrale me kukulla në Teatrin e Metropolit dhe gjithashtu morën edhe dhurata të përgatitura posaçërisht për ta.

Znj. Eranda Shehu, Drejtuese e Divizionit Retail të Tirana Bank, ka theksuar se ne do të vazhdojmë të mbështesim fëmijët në nevojë. “E ardhmja do të jetë më e bukur, pasi ata vetë janë e ardhmja”, është shprehur ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *