• |
ide | kryesore

Zjarri në Greqi, gazetari shqiptar tregon çfarë lanë pas flakët e Atikës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari shqiptar që jeton e punon në Greqi, Shpëtim Zinxhira ka përshkruar në rrjetet sociale ngjarjen e rëndë që ka mbërthyer Greqinë.

Zinxhira shkruan se Mati ka humbur rreth 50% të shtëpive që janë shkatërruar dhe rrafshuar. Pas 6 orësh që ka qëndruar në vendin e ngjarjes, Zinxhiria shkruan se dy vëllezër shqiptarë nga Fieri i gjeti të zhveshur para derës së shtëpisë së tyre.

‘Nga ora në orë rritet numri i viktimave, në këtë zonë punojnë dhe shumë shqiptar.’ Dy vëllezër nga Fieri i gjetëm gjysmë të zhveshur para derës së shtëpisë së tyre, pasi nuk kishin kohë të vishnin as edhe bluzën’, shkruan ai.

 

“Dy vellezer nga Fieri i gjetem gjysem te zhveshur para deres se shtepise se tyre, pasi nuk kishin kohe te vishnin as edhe bluzen.

Ne shtepi nuk ka mbetur asgje, nuk kemi asnje lek dhe asnje dokument, cdo gje qe kishim gjate ketyre 21 viteve na i mori zjarri, na thote njeri nga vellezerit ne Mati ku dhe tragjedia eshte me e madhe.

Vetem ne nje taverne buze bregdetit Argiro gjeten vdekjen 28 persona midis tyre dhe femije te perqafuar. Kudo ne anes se rrugeve gjen makina te djegura dhe ne sipefaqe te asfaltit ka vetem hi.

Gjate qendrimit prej 5-6 oresh ne Mati nuk pame asnje zyrtar te Ambasades Shqiptare ne Athine. Nga biseda me shqiparet u ndje edhe mungesa e shtetit te tyre, gje qe nuk perben rastin e pare” shkruan gazetari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *