• |
ide | kryesore

Rikthimi i Bonuccit, Caldara mund të shkojë te Milan me “riblerje”

Sport



Orë vendimtare për merkaton italiane dhe jo vetëm: Juventus dhe Milan janë në prag të një negociatë të madhe e cila mund të përfshijë Leonardo Bonucci, Mattia Caldara dhe Gonzalo Higuain , me Chelsea-n në sfond.

Tashmë është i qartë vullneti i Bonucci-t për t’u rikthyer te “Zonja e Vjetër” pas një viti të kaluar si kapiten i kuqezinjve, me Milan-in që duket se mund të lëshojë pe duke kërkuar Caldara-n, shtatë vjet më i ri krahasuar me mbrojtësin ekspert.

Nga ana e tij, Juventus nuk duket entuziast të shesë brilantin e tij që mbërriti vetëm këtë vit pas huazimit te Atalanta ku ka bërë shumë mirë, duke u cilësuar si një nga më të mirët në rolin e tij. I njëjti qëndrim edhe nga tifozët e Juve-s që me hashtag-un #Caldaranonsitocca kanë pushtuar rrjetet sociale.

Sipas “Corriere dello Sport”, marrëveshja mes palëve mund të arrihet me Milan-in që është i gatshëm t’i krijojë mundësinë bardhezinjve për një riblerje të mbrojtësit të lindur në 1994.

Nëse operacioni do të finalizohej, do të ishte e ëvshtirë për të mos thënë e pamundur të asistoje në shitjen e Ruganit, kërkesa e parë e Chelse-t të ri të Sarri-t i cili ka dalluar te nxënësi i tij elemtin e parë për të përforcuar skuadrën e Bluve. Për Juventus-in kjo do të ishte një lloj vetëvrasjeje teknike pas humbjes së mundshme të Cladaras.

Sic zbulon edhe “Tuttosport”, pikërisht londinezët do të jenë sot në Milano ku mund të mbërrijë madje edhe Marina Granovskaia, krahu i djathtë i Roman Abramovich.
Përveç Ruganit Chelsea po punon edhe për Pjanic dhe mbi të gjitha për Higuain: “Pipita” është edhe në listën e dëshirave të Milan dhe vlerësohet jo më pak se 60 milionë euro. Pikërisht kuqezinjtë, sipas “La Gazzetta dello Sport” kryesojnë garën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *