• |
ide | kryesore

Lazio prezenton fanellën e tretë, në foto nuk është Strakosha

Sport



Lazio ka prezantuar fanellën e tretë për sezonin 2018/2019, por në imazhet e kryeqytetasve mungon portieri titullar Thomas Strakosha. Portieri i përfaqësueses së Shqipërisë është përfolur shumë për një transferim të mundshëm, duke qenë i kërkuar nga disa klube të rëndësishme Europiane dhe mungesa në foto mund të mos jetë rastësi.

23 vjecari u kërkua nga Liverpool që më pas zgjodhi transferimin rekord të Alisson, por vlerësuesit për shqiptarin nuk mungojnë.
Valzeri i portierëve sapo ka filluar dhe nëse kompletohet transferimi i Courtois tek Real Madrid, situatat e portierëve mund të ndryshojnë përsëri.

Fanella e tretë e Lazios në versionin ‘black’ me të cilën italianët do të luajnë në ‘Europa League’ është inspiruar ngë sezoni 1999-2000, viti i shekullit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *