• |
ide | kryesore

Shkarkohet edhe prokurori i Korçës, nuk kalon Vettingun

Lajme, Të fundit



Prokurori i Korçës, Elsion Sadiku nuk ka arritur ta kalojë Vettingun.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me pjesëtare Brunilda Bekteshin, Olsi Komiçi dhe Lulzim Hamitaj, vendosi shkarkimin e tij nga detyra.

KPK në seancën dëgjimore u shpreh se ndaj prokurorit pati një denoncim publik për dy pedagogë në Korçë për parregullsi gjatë punës dhe master të rremë të dekanit të universitetit “Fan Noli” dhe gruas se tij.

Nga hetimi rezulton se shtetasi A.D. ka depozituar kallëzim ndaj dekanit dhe rektorit të Korçës. Sipas KPK, Subjekti i rivlerësimit në qershor 2015 ka marrë vendim për “pushim çështjeje” me arsyetim, se nuk plotësohen elementë të veprës penale. Nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se subjekti nuk ka kryer veprime të plota dhe shteruese të pjesëmarrje dhe diplomim në Bullgari, ku provimet jepeshin në bullgarisht apo anglisht, ndërsa dy të dyshuarit (burrë e grua) nuk kanë paraqitur akte të njohjes së kësaj gjuhe.



2 Comments

  1. Komision njesh! Thote qe subjekti ska kry hetim shterues, por vete e ben hetimin per nje ore. Dhe e shkarkon prokurorin. Si gjyqet e 44-es

  2. E largojnë thjesht/e vetme arsye/ se është/ishte kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *