• |
ide | kryesore

FOTO/ Ronaldo në Torino, pritja si herën e parë

Sport



Mbërrin në Torino për të nisur avcenturën e re me Juventus, Cristiano Ronaldo. Në aeroportin e Caselle, mobilizim i përgjithshëm për uljen e avionit personal të CR7. Zbritja në Torino ishte parashikuar në orën 18.30 por u vonua me gati një orë.

Kjo është mbërritja e dytë e portugezit në harkun e dy javëve, por këtë herë është për të qendruar në Torino e të nisë stërvitjen me Juventus, duke filluar nga e hena. Në Continassa CR7 do të stërvitet bashkë me lojtarët e tjetër pjesëmarrës në Botërorin e Rusisë për të qenë të gatshëm kur të kthehet Juventus nga turneu amerikan.

Në pritje të mbërritjes së Allegrit Ronaldo dhe të tjerët do të stërviten nga Aldo Dolcetti (ish-trajneri i moshave të Milan), njeriu i besuar i teknikut bardhezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *