• |
ide | kryesore

Merkato/ Tre gjigantë të futbollit dhe një “jorgan” i shkurtër që mund të zbulojë surpriza

Sport



Tre skuadra të përfshira dhe të paktën po aq lojtarë, të cilët mund të bëhen edhe katër. Shumë para në lojë, angazhime me peshë të rëndë, shkëmbime të vështira dhe takime të drejtuesve mes Nice, Milanit dhe Torinos. Juventusi, Milani dhe Chelsea janë duke lëvizur në këto ditë transferimi …

Do të tentohet të gjendet një zgjidhje për situatat e Gonzalo Higuain (sot kthehet në stërvitje edhe pse do t’i duhet të gjejë një skuadër tjetër), Leonardo Bonucci (i cili dëshiron të rikthehet te Juventus) dhe Mattia Caldara (i lakmuar nga Milan dhe Chelsea, që mund të zhbllokojë gjithë pjesën tjetër të marrëveshjes).

Mbi të gjitha janë dy problemet që po bllokojnë mega-ofertën. I pari: ndaj Caldara është i fortë interesimi i Chelsea dhe nëse do të shkojë në Londër, marrëveshja me Milan mund të avullojë plotësisht. I dyti: me Caldara te Chelsea, Milan nuk do t’ë lërë të lirë Bonucci pa pasur një zëvendësues të nivelit të lartë. Në këtë rast Gonzalo Higuain do të duhet të trajtohet si çështje më vete.

Ndaj për këtë arsye sot agjenti Higuain, vëllai i tij Nicolas, do të takohet ballë për ballë me Leonardo, për të kuptuar qëllimet reale dhe mundësitë e Milan. Juventus mendon të shesë Caldara te Chelsea dhe të kërkojë një shkëmbim Bonucci Higuain me kuqezinjtë plus 20 milion euro.

Milan nuk është dakord, edhe sepse nuk mund të derdhë 20 milionë euro. Nëse ‘Pipita’ do të trajtohet individualisht, formula do të jetë një huazim me kosto prej 18 milionë eurosh dhe një shlyrje në fund të sezoni për rreth 37/38.

Sipas “Corriere dello Sport”, në orët e ardhshme mund të ndodhë një ripropozim i Leonardos për Caldaran, ndaj të cilit paga e ofruar nga Chelsea është superiore. Por siç dihet, braziliani do të donte të shkëmbente ish-lojtarin e Atalanta kokë më kokë me Bonucci, duke e trajtuar Higuain si çështje më vete.

Për momentin gjithçka është një rebus i vërtetë, shumë i komplikuar për t’u zgjidhur, me një “jorgan” të shkurtër që lëviz vazhdimisht dhe lë zbuluar shumë pjesë të marrëveshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *