• |
ide | kryesore

Qëlloi me armë kundër furgonit në Fushë Arrëz, arrestohet autori

Lajme, Të fundit



Policia e Pukës ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes të ndodhur në datën 27 korrik, ku në mbrëmje një person qëlloi me armë kundër një mjeti.

Sipas policisë janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe është bërë i mundur arrestimi i autorit.

Policia në njoftimin për shtyp shkruan se është arrestuar shtetasi Elidon Pepkola, banues në Bajram Curri.

Njoftimi i plotë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 27.07.2018,  në fshatin Poravë, Fushë Arrëz, ku shtetasi Lekë Ndou, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të mjetit me targa AA 982 MG, Policia ka kryer një sërë veprimesh për dokumentimin e ngjarjes si dhe kapjen e arrestimin e autorit.

Në vijim të veprimeve  nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë të mbeshtetura nga strukturat e specializuara të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër bënë të mundur kapjen dhe ndalimin, si palë e dytë të këtij konflikti, pasi ka qëlluar me armë zjarri banesën e shtetasit Lekë Ndou, u arrestua shtetasi:

– Elidon Pepkola, 30 vjeç, banues në fshatin Rajë, Bajram Curri.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa gëzhoja arme zjarri në vendin ku është qëlluar mjeti dhe disa të tjera tek banesa e shtetasit Lekë Ndou.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese“ e mbetur në tentative dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 79/dh -22 dhe 278/1 të Kodit Penal.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *