• |
ide | kryesore

Leicester ofron 95.000 paund në javë për Maguire, për të refuzuar United

Sport



Harry Maguire mund të jetë me pushime, bashkë me të dashurën Fern Hawkins në Barbados, por kjo nuk e pengon të marrë propozimin e jetës: Leicester është gati ti ofrojë £95,000 paund në javë për të fshirë interesimin e Manchester United. Dyfishimi i pagës nga Dhelprat për mbrojtësin e kombëtares është kompensim për bllokimin e rrugës drejt Old Trafford

Jose Mourinho është i dëshpëruar për të firmosur me Maguire, por drejtuesit e Leicester nuk pranojnë asnjë ofertë që nuk prek £60 milion paund. Komplikimi i tratativës është shtuar me tensionet e krijuara mes trajnerit të United dhe drejtorit ekzekutiv të Dhelprave Ed Woodward.

Mirror pretendon se Leicester do ti ofrojë Maguire £ 95 mijë në javë, më shumë se dyfishi i £45 mijë paund që mbrojtësi merr aktualisht.

Leicester firmosi me 25 vjecarin vetëm sezonin e kaluar kur e mori për £17 milionë paund nga Hull. Sipas asaj që bëhet e ditur Maguire e sheh United si transferimin e “ëndërrave”, por nuk do ta forcojë klubin e tij të arrijë marrëveshjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *