• |
ide | kryesore

Mer fund miqësia e “Spice Girls”

Paparazzi, Slider
spice-girls.jpg



Prej muajsh tashmë përflitet se pesë vajzat e grupit legjendar “Spice Girls” do të nisin një turne muzikor në të gjithë botën që mund të zgjasë 1 apo 2 vite.

Mel B e ka konfirmuar këtë lajm në “America’s Got Talent”, ku edhe është pjesëtare e jurisë. Ajo u shpreh se është shumë e emocionuar për këtë turne, por një nga pjesëtaret e tjera po ua bën disi të vështirë, duke nënkuptuar Victoria Beckham.

Përfaqësuesit e stilistes së famshme janë shprehur se Mel B po influencon publikun kundër Victorias dhe kjo e fundit është e lodhur nga kjo sjellje.

Ata shtuan se Beckham ka rënë dakord që të jetë pjesë e një ribashkimi për të dhënë intervista e për të takuar fansat e grupit, por jo për të shkuar në një turne disavjeçar.

Kjo gjë vërtetohet edhe në bazë të kontratës që ato kanë nënshkruar, edhe pse vajzat e tjera të “Spice Girls” shpresonin që menaxheri i tyre Simon Fuller do ta bindte Victorian të pranonte të shkonte në turne.

Mel B dhe Beckham nuk i kanë aspak mirë punët me njëra-tjetrën dhe nëse kjo situatë do të vazhdojë, shoqëria e tyre do të marrë fund.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *