• |
ide | kryesore

Zhduket Fan Bingbing, aktorja e X-Men

Paparazzi, Slider



Fan Bingbing, aktorja e famshme dhe e pasur kineze, e njohur për rolin e Blink në filmin “X-Men: Days of Future Past”, është zhdukur. Nuk dihet asgjë për të. Në rrjetet sociale, ku ka 62 milionë “follower”, aktorja nuk është aktive prej ditësh dhe nuk është shfaqur as në publik. Dyshohet se shkak për zhdukjen është evazioni fiskal, për të cilën është akuzuar kohët e fundit.

Në “Sina Weibo”, një faqe e njohur “social” në Kinë, hibrid i “Twitter” e “Facebook”, Fan Bingbing është një personalitet tepër influencues. Gjithashtu është imazh kryesor i kompanive kozmetike. Postimi i fundit i saj është bërë më 2 qershor dhe s’ka asgjë aktivitet tjetër në rrjetet sociale.

Në maj dolën dy kontrata për një film të aktores. Njëra për 1.5 milionë dollarë, që iu paraqit Tatimeve, dhe një tjetër 7.8 milionë, që ishte fshehur për mos të paguar taksat. Sipas medies, i është kërkuar që mos të largohet nga vendi dhe mos të ekspozohet në publik. Kompania e filmit në fjalë mohoi gjithçka, ndërsa aktorja është zhdukur, duke ushqyer misterin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *