• |
ide | kryesore

32 vjeçari kapet duke e trafikuar në Greqi 7 kg drogë në “Toyota Rav”

Lajme, Të fundit



Një sasi prej rreth 7 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekestruar nga policia në Korçë, ndërsa ka përfunduar në pranga drejtuesi i mjetit. Policia thotë se ka arrestuar shtetasin shtetasi Skerdi Hasani, 32 vjeç, banues ne Memaliaj, i cili udhëtonte për në Greqi me automjetin “Toyota Rav”.

Nga kontrolli i detajuar i kryer nga punonjësit e Policisë Kufitare në vijën e dytë ka rezultuar se në gomën rezervë kishte të fshehura disa pako të mbështjella me letër natriban të cilat dyshohet se janë të mbushura me lëndë narkotike Cannabis Sativa”, sqaron policia.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezultoi se në brendësi të gomës rezervë kishte 14 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë rreth 7 kilogramë gjithsej, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, ku në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *