• |
ide | kryesore

Durrës, vetëvrasja e bashkëshortes me armën e shërbimit, lihet i lirë polici

Lajme, Të fundit



Lihet i lirë polici i arrestuar një ditë pasi bashkëshortja e tij u vra me armën e shërbimit. Gjykata e Durrësit ka vendosur masës e sigurisë ‘Detyrim paraqitje’ për Sherif Hajdarin.

Ai u arrestua me akuzën se ka qenë arsyeja që ka shtyrë bashkëshorten e tij, Merita Hajdarin të shkojë drejt vendimit ekstrem të vetëflijimit. Por Gjykata vlerësoi se ai duhet të qëndrojë në arrest “shtëpie”.

Gjatë dëshmisë së tij para grupit hetimor, ditën e krimit ai pat rrëfyer se kishte debatuar ashpër me 47-vjeçaren  para se ajo të kryente vetëvrasje me armën e shërbimit. Grupi hetimor lidhur me këtë deklaratë dyshon se ky konflikt çoi 47 vjeçaren drejt vetëflijimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së hënës në banesën e çiftit në lagjen numër 7 Durrës. Aktin e rëndë nëna e dy fëmijëve e ka ndërmarrë edhe në prani të personave të tjerë, të cilët u bënë dëshmitarë okularë të kësaj ngjarjeje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *