• |
ide | kryesore

Qeveria kërkon shkarkimin e gjyqtares, Toni Gogu: Të korruptuarit nuk do shpëtojnë!

Lajme, Të fundit



Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar sot Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të marrë masa deri në shkarkimin e një gjyqtareje, që ka nxjerrë nga burgu një person me precedentë kriminal.

“Herila Cela nuk e ka për herë të parë, ajo ka qenë subjekt inspektimi i KLD. Sot MD i ka kërkuar inspektoriatit të KLD të nisë hetimin për veprimin e gjyqtares në lidhje me rastin. Do e ndjekim deri në fund cështjen dhe do të propozojmë para KLD masat deri në shkarkimin e gjyqtares”- tha zëvendës ministri i Drejtësisë në një deklaratë për mediat.

Sipas tij, raste të tilla nuk janë as të reja as befasuese, por shkaktojnë revoltë e neveri në kushtet kur vendi po reformon drejtësinë e kalbur.

“Vetingu që po zbulon pasuri të paimagjinueshme me shkelje ligjore të panumërta duhet të pastrojë llumin në togën e zezë. Ata gjyqtarë që mendojnë se do ja hedhin duke ikur nga sistemi, por jo, pas vetingut është radha e ndëshkimeve për të gjithë, se nuk është pastrimi i llumit, por garantues i një sistemit që të bëjë drejtësi”– tha ai.



4 Comments

  1. Keta jane njerez te ligjit por ligjin nuk e zbatojne dhe ceshte me e keqja nuk e kane frike fare . Toni Gogu eshte e keqja me e vogel , te tjeret jane kucedra me shtate koke .

    1. Me kete sistem drejtesie nuk kemi me siguri per jeten tone. Policia i fut ne burg gjyqtaret i nxjerrin jashte. Ca po bejn kta palaco gjyqtare.

    2. Per ne qe jemi qytetare te thjesht te ksaj shqiperie vallaj vetem reforma ne drejtesi eshte shpetimi se na kane ngren shpirtin keta maskarenj gjyqtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *