• |
ide | kryesore

Arrestohet çiklisti “vrasës”: Ullrich donte të mbyste një prostitutë

Sport



Nuk ka paqe për Jan Ullrich. Pas problemeve me alkoolin e drogën, me shumë depresion, ciklisti gjerman është arrestuar në Frankfurt. Sipas asaj që shkruan “Bild”, akuzohet për tentativë vrasje ndaj një prostitute. Në momentin e arrestimit gjendej në një hotel luksoz me femrën, që tentoi ta mbyste. Ullrich ishte kthyer në Gjermani nga Maiorca, për tiu nënshtruar një terapie për të luftuar varësinë.

“Eshtë në ndalim”, ka deklaruar një zëdhënës i policisë për Afp, duke shtuar se gjermani “ishte nën influencën e alkoolit e drogës” në momentin e arrestimit. Fituesi i Tour de France në 1997 ishte kthyer prej pak ditësh në Gjermani, pasi ishte arrestuar të premten e kaluar në Maiorca për sulm ndaj një fqinji, aktori e regjisori gjerman Til Schëeiger, që kishte organizuar një festë për daljen e filmit të tij të ri.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *