• |
ide | kryesore

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, ish-ministri Imami: Projekti ishte gati që në 2011, e bllokoi PS

Lajme, Të fundit
arben-imami.jpg



Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami përshëndet vendimin e marrë nga Aleanca e Atlantikut Verior, për të modernizuar bazën ajrore të Kuçovës, që mundëson ndërtimin e aeroportit të vetëm të forcave ajrore të Shqipërisë.

Por Imami thotë për GSh në një bisedë telefonike se ky projekt ka nisur që në vjeshtën e vitit 2011 dhe sipas tij, PS-ja me ardhjen në pushtet e vonoi për më shumë se 4 vite këtë projekt. Madje, ai përmend arrestimin e gjeneral Syrja Gjokës sapo e majta erdhi në pushtet, ndërsa kishin bllokuar për katër vite projektin e dhënë. Ish-ministri tregon se bashkë me gjeneralin Gjoka inspektuan zonën, e cila sipas tij ishte në gjendje të tmerrshme prej mbetjeve të kohës së diktaturës.

Imami shprehet se u bë një punë shumë e mirë përgjatë atyre viteve të qeverisjes së PD-së për ta shndërruar në aerodrome dhe projekti ishte gati, por PS-ja e bllokoi atë. Gjithsesi, Arben Imami e konsideron hap pozitiv kthimin e saj në bazë të NATO-s, pavarësisht se siç thotë ai, nuk e di konkretisht se çfarë përmban projekti.

Projekti ka që në vitin 2011 dhe ne nisëm përgatitjet e para. Kam shkuar edhe vetë në bazë dhe kam parë gjendjen në të cilën ishte aeroporti i Kuçovës dhe si u shndërrua deri në momentin që erdhën socialistët në pushtet. Kërkohej një zgjidhje afatgjatë për Forcat Ajrore dhe ne projektuam pikërisht bazën e Kuçovës. Aeroporti i Kuçovës është më i sigurti nga ana klimatike dhe marrjen e masave konkrete dhe aerodromi i Kuçovës është tredimensional, ka edhe infrastrukturën tokësore. Ndaj filluan parapërgatitjet për zbatimin e tij dhe ishte gjenerali Syrja Gjoka, që u mor konkretisht me gjendjen e bazës ndaj dhe sapo PS-ja erdhi në pushtet, e arrestoi atë.” – shprehet ndër të tjera Imami.

 



2 Comments

  1. E kerkoje NATO vete Arben sa I paftyre tregohesh te kishte qene keshtu si thua ti do fliste salivari I pari se ti di qe ai nuk hap rruge kollaj,por ti harron me dashje 2011 filloj nga saliu me vrasje njerzish te pafajshem ne rruge me duar ne xhepa dhe ti thua do vinte NATO per baze me salivarin,nuk e beson njeri per ate qe thua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *