• |
ide | kryesore

FOTO/ Invazion paqësor në Anfield, në suksesin 4-0 të Liverpool

Sport



Pozitive prova debutuese e Liverpool e udhëhequr nga Salah e Mane, ndërsa për Shaqirin vetëm 9 minuta në fushë, pa patur mundësi të tregojë aftësitë e tij. Liverpool i Klopp në Anfield kalon pa probleme West Ham 4-0, duke iu bashkuar ritmit të pretendentëve të tjerë United, Chelsea e Tottenham.

Golin e parë për të kuqtë e shënoi Salah me asist të Robertson. Më pas ngjitet në katedër Sadio Mané, me dy gola, edhe pse i treti për Liverpool ishte në pozicion jashtë loje. Llogaritë i mbylli Sturridge me të majtën, i sapo futur në fushë. 10 minuta nga fundi Anfield përjetoi një invazion paqësor të fushës nga një fëmijë, që kërkoi të përqafonte Salah.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *