• |
ide | kryesore

Kanye West:Dua të bëj seks me kunatat e mia

Paparazzi, Slider


Kënga më e re e Kanye West , “Xtcy” ka çuditur gjithë njerëzit kjo për shkak se teksti I kësaj kënge nxjerr në pah diçka të pathënë më parë. Kanye ka pranuar se ai dëshiron të bëjë seks me motrat e Kim Kardashian, bashkëshortes së tij.

Kjo është mëse serioze. Ka qenë DJ Clarck Kent që ka publikuar të shtunën në mëngjes këngën në Twitter dhe disa nga fjalët që Kanye repon janë këto:

“Ti ke mendime të sëmura? Unë kam më shumë se ty. Ti ke një kunatë me të cilën do të shkosh? Unë kam katër të tilla”,- duke ju referuar kështu Kourtney-t, Khloe-s, Kendall-it dhe Kylie-t.

Ka mjaftuar vetë, një frazë e tillë dhe i gjithë rrjeti ka shpërthyer në komente të shumta kritikuese duke e quajtur këtë deklaratë të reperit aspak të përshtatshme. Përveçse  Kanye-t probleme për këtë frazë thuhet se do të ketë edhe Kim.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *