• |
ide | kryesore

Idris Elba në rolin e James Bond, përgënjështrohet lajmi

Paparazzi, Slider



Zërat e ditëve të fundit se Idris Elba do të interpretonte rolin e James Bond në kapitullin e ri të sagës rezultuan tërësisht të pavërteta. Përgënjeshtrimi vjen nga vet regjisori Antoine Fuqua, i cili, sipas “Daily Star”, ka pasur edhe një debat të fortë me producenten Barbara Broccoli, mbi mundësinë për t’ia dhënë rolin e 007 një aktori me ngjye, pas Daniel Craig.

Edhe menaxherët e Idris Elba mohuan të kenë pasur ndonjëherë dijeni apo bisedime mbi këtë çështje dhe se gjithçështje dhe se gjithça spekulative e kanë mësuar përmes tabloidëve.

Idris Elba në fakt përflitej prej kohësh për të marrë rolin e James Bond, së bashku me Tom Hiddleston, Henry Cavill dhe Tom Hardy.

Nga kapitulli i ri i sagës mungon titulli dhe kasti përbërës, por fakti i vetëm i sigurtë është data e publikimit; 8 nëntor 2019.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *