• |
ide | kryesore

Përplasi nënën me fëmijët dhe të riun, mbrohet në gjykatë shoferja: Personi me biçikletë më preu rrugën

Lajme, Të fundit

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Rozina Kolecin, drejtuesen e mjetit që shkaktoi aksidentin tragjik në Kamzë përpara disa ditësh. Koleci është shfaqur në seancë ditën e shtunë krejt e tronditur për çfarë ka ndodhur. Ajo është mbrojtur përmes avokatit të saj, duke thënë se nuk ka qenë duke lëvizur me shpejtësi në momentin që ka humbur kontrollin e mjetit.

Megjithatë, aksidenti shkaktoi vdekjen tragjike të një vajzë 8-vjeçare me inicialet E.N. dhe të një përdoruesi biçiklete të identifikuar si Ramazan Isha, 57 vjeç. Seanca gjyqësore drejtohej nga gjyqtari Ardian Kaliaj, i cili në përfundim të saj pranoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për caktimin e masës së arrestit me burg për drejtuesen e mjetit. Ajo është justifikuar në seancë, duke pretenduar se ka qenë viktima që lëvizte me biçikletë që i preu rrugën dhe për pasojë humbi kontrollin e mjetit.

Nuk po lëvizja me shpejtësi dhe ka qenë personi me biçikletë që më preu rrugën. Në këto kushte, tentova ta shmang, por humba kontrollin e mjetit”, – ka thënë ajo në Gjykatë. Mirëpo, prokurori Bajram Breçani ka një tjetër tezë. Sipas tij, drejtuesja Rozina Koleci ka qenë duke përdorur celularin në momentin që po drejtonte mjetin.

Një gjë e tillë është kundërshtuar nga ajo vetë dhe avokati i saj në seancë. Prokuroria pret edhe analizimin e materialeve të tjera filmike të sekuestruara në bizneset përreth ku ndodhi aksidenti, për të dalë në një konkluzion më të saktë. Deri në përfundim të hetimeve, Rozina Koleci mund të qëndrojë në burg.

 

3 Comments

  1. Qeveria duhet te lere çdo lloj investimi tjeter, ne çdo lloj fushe, turizem, infrastrukture, instruksion dhe te angazhohet totalisht deri ne qindarken e fundit per ngritjen e nje rrjeti te tere qendrash spitalore per trajtimin dhe rehabilitimin mendor te njerezve. Ne nje vend ku me shume se gjysma e popullsise kalon nga te metat mendore te çmenduria absolute, duhet investuar vetem ne spitale psikiatrike. Sepse nga idioti me i rendom si kjo zonja ne fjale, qe shfajesohet “me preu rrugen”, (sikur kur hipen kjo ne timon, duhet te hapet edhe deti e jo me te guxoje dikush te ndaje rrugen me te) e deri tek ai psikopati i Selenices, te gjithe marrin jete njerezish. Kush nje e nga nje e kush tete e nga tete.

  2. Se per pidh shqipkaret …
    Mjeti yne i levizjes duhe te jete gomari. Keta jane budallenj si natyre
    Imagjinoni edhe gra edhe ne makine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu