• |
ide | kryesore

Breshëri plumbash familjes Halili në Kamëz, policia jep detajet

Lajme, Të fundit



Rreth orës 02:00 pas mesnate persona të panjohur qëlluan me breshëri plumbash dhe hodhën tritol një lokal në Kamëz. Policia thotë se nuk ka pasur viktima, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë autorët kanë ikur në drejtim të paditur.

Informacion paraprak nga Policia Tiranës:

Më datë 14.08.2018, rreth orës 02:07, në rrugën ‘Bulevardi Blu’, në Kamëz, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. H., është hedhur një sasi lënde plasëse e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në dy mjetet e parkuara në oborrin e banesës.

Gjithashtu autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *