• |
ide | kryesore

Fan Bingbing dënohet me 3 vjet pa aktrim

Paparazzi, Slider



Fan Bingbing u dëbua nga aktrimi për tre vjet. Kështu bëri të ditur “Apple Daily” në Hong Kong. Aktorja kineze më e paguar e momentin është akuzuar për evazion fiskal.

Akuzat janë ngritur ndaj aktores pasi një televizion kinez publikoi disa dokumente, sipas të cilave Fan është paguar përmes kontratës “yin-yang”, që do të thotë se ka shfrytëzuar dy kontrata të ndryshme për të njëjtën punë. Raporti detyroi autoritetet kineze të nisnin hetimin për këtë lloj akordi.

Sipas “Variety”, agjencia “CAA” që përfaqëson Fan jashtë Kinës, i cilësoi thjesht thashetheme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *