• |
ide | kryesore

Për shkak të parave Izraeli mund të heq dorë nga organizimi i Eurovizion 2019

Paparazzi, Slider



Autoriteti i Transmetimeve Publike të Izraelit, “IPBC”, paralajmëroi kryeministrin Benjamin Netanjahu se Izraeli mund të duhet të heqë dorë nga organizimi i Festivalit Europian të Këngës, për shkak të mosmarrëveshjeve për çështje financiare.

Kostoja e prodhimit të Eurovizionit në Izrael është vlerësuar në 35 milionë euro dhe “IPBC”-ja duhej të transferonte 12 milionë euro si garanci për “EBU”-në deri më 1 gusht.

“EBU”-ja i ka lënë afat “IPBC”-së deri më më 14 gusht, por çështja se cilat nga institucionet do t’i lëvrojë paratë ende nuk është zgjidhur.

Netta me “Toy” fitoi Eurovizionin 2018, duke i dhënë kështu të drejtën Izraelit të organizonte festivalin e radhës.



1 Comment

  1. Normal. sepse izraelitet jane te zgjuar nuk hargjojne leket kudo. I ruajne per shkence dhe ushtri. Prandaj kane arritur aq larte si shtet dhe shoqeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *