• |
ide | kryesore

Shpjegimi/ Pse Melani doli me mesazhin “Në të vërtetë nuk më intereson” kur takoi emigrantët

Planet



Në librin “Unhinged” (Jashtë kontrollit), Omarosa Manigault Neëman, ish ndihmësaj e presidentit amerikan Donald Trump ka dhënë një shpjegim për mesazhin e Melani Trump të shkruar në pallton e saj gjatë vizitës së emigrantëve. “I really don’t care” (Me të vërtetë nuk më intereson) shkruhej në pjesën e pasme të palltos, një mesazh që shkaktoi shumë zhurmë, ngriti pikëpyetje dhe hamendësime mes gazetarëve se përse zonja e parë e Amerikës duhej të jepte një mesazh të tillë para mediave.

Sipas ish ndihmëses së presidentit, Trump e kishte detyruar gruan e tij të shkojë në qendrën ku jetojnë emigrantët jashtë dëshirës së saj, prandaj në këtë vizitë Melania kishte veshur një pallto ku shkruhej “I really don’t care” (Me të vërtetë nuk më intereson).

Newman pretendon se zonja e parë e SHBA-së Melania përzgjedh rrobat me të cilat shfaq një frymë pasive-agresive.

“Kur shihni rrobat të cilat vesh Melania Trump, shihet një rebelim në stilin që ka një qëllim. Besoj se Melania shfrytëzon këtë stil për të ndëshkuar burrin e saj”, konsideron Newman, e cila pohon se Melania vesh rroba të caktuara për të përulur burrin e saj.

Në librin e Newman thuhet gjithashtu se Zonja e Parë e SHBA po numëron ditët mbrapsht para se t’i kërkojë divorcin presidentit amerikan, Donald Trump. Ky është pretendimi i Omarosa Manigault Newman, ish-ndihmësja e presidentit amerikan.

Sipas saj, Melania Trump po pret që bashkëshortit të saj t’i përfundojë mandati e më pas t’i kërkojë atij divorcin.

“Mendoj se Melania numëron minutat deri në përfundimin e mandatit të burrit të saj që të mund të divorcohet nga ai”, ka shkruar Newman në librin e saj “Unhinged” (Jashtë kontrollit), në të cilin përshkruan ditët që ka kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

 



1 Comment

  1. Me sakte perkthimi ne gjuhen shqipe i shprehjes I really don’t care! do te ishte: Nuk me behet vone fare! Ka nje ndryshim me ngjyrim te theksuar emotional prej perkthimit tuaj Me te vertete nuk me intereson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *