• |
ide | kryesore

Mbi 200 gazeta vendosin të sulmojnë Trump-in në mënyrë të organizuar

Kryesore, Planet



Më shumë se 200 gazeta do të nisin këtë të enjte në Shtetet e Bashkuara një fushatë për të kundërshtuar sulmet e presidentit amerikan, Donald Trump, kundër shtypit të lirë.

Inisiativa që erdhi nga Marjorie Pritchard, shefja e rubrikës debat në  “The Boston Globe” u bëri thirrje për një reagim të gjerë në shkallë kombëtare, ndaj “luftës së ndyrë” të presidentit kundër medieve, duke e titulluar atë #EnemyOfNone (Armiq të askujt).

Trump i ka etiketuar së fundmi gazetarët si “armiq të popullit”.

Kjo shprehje mendohet të jetë krijuar nga gazetari komplotist  Alex Jones, të cilin tashmë e kanë përzënë shumë media serioze nga stafet e tyre. Ai pretendon se ia ka dhënë këtë shprehje ish kandidatit për president që në vitin 2015, kur e priti atë në një emision radiofonik.

“The Boston Globe” kishte premtuar se do të shkruante një editorial mbi rreziqet e sulmit të administratës mbi shtypin, më 16 gusht, e u kërkoi edhe medieve të tjera të bënin të njëjtën gjë.

Reagimi pozitiv fillestar nga 100 organe mediatike u rrit, duke iu bashkuar nismës 350 gazeta të mëdha kombëtare dhe lokale si Houston ChronicleMinneapolis Star TribuneMiami Herald ou le Denver Post, e mes tyre edhe të përditshme të rëndësishme ndërkombëtare, si “The Guardian”.

Editoriali që ato do të botojnë nuk do të jetë i nëjti tekst për t’i lënë sejcilës prej këtyre mediave lirinë e saj të shprehjes.

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders refuzoi të thoshte se media nuk është “armiku i popullit”. Në një tubim në Florida, në korrik, CNN lmoi mbështetësit e Trumpit që fyenin dhe shanin gazetarët që mbulonin ngjarjen.

Në fakt nuk mungojnë edhe ata që nuk e kanë përkrahur këtë nismë duke e konsideruar atë jo esikase njofton gazeta Le Monde e lexuar nga Lapsi.al. Kështu psh ëall Street Journal nuk iu bashkëngjit inisiativës duk shpjeguar se të sulmosh Trump, për të njëjtat argumenta dhe në të njëjtën kohë nuk është një lëvizje e zgjuar për të shtuar lexuesit në mes të elektoratit të djathtë.

Pas sulmeve të mbi 200 mediave pritet cili do të jetë reagimi i presidentit të ShBA në Twitter.

Burimi le Monde/ Lapsi.al



10 Comments

  1. KJO ESHTE E VERTET VETEM NE SHQIPERI KEMI MBI DYZET (40) MEDJA ME NE KRYE ETR TO CENELL KLAN NJUZ 24 TEMA E TE GJITHA MEDIAT E MAJTA NEOKOMUNISTE TE EUROPES PENJANIT RUSIS KINES KUBES E ME SHUME NE SHQIPERI PLOT 40 MEDIJA FAKE QE HANE E PIN E DJERSEN E SHQIPTARVE DHE NJE DITE DO E PAGUAJNE SE VETEM ME SHPIFJE DHE VJEDHJE MERREN TE GJITHE JANE NDERTUS GJOBA VENES E TE GJITHA TE KQIJAT E KETIJ KOMBI NGA KETA VIJN SEPSE DEFORMOJNE RALITETIN POLITIKO–SHOQERO .

  2. Afërsisht po kaq media amerikane, gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, e nxirnin Trump krejtësisht të humbur e ishin të bindur vetë e u përpoqën të bindin gjithë botën, se do të fitonte Hilari Klinton.
    Të tilla foto siç shihet në këtë shkrim, që e paraqesin “presidentin e bardhë” Trump si një majmun apo monstër, ka dy vjet që nuk rreshtin së mbushuri mediat e majta.
    E gjithë propoganda majtiste anti Trump e anti së djathtës “ekstreme” ka pasur në qendër të akuzave fajin e madh të “nacionalizmit” që tani është “zbukuruar” me fjalën “populizëm”.
    Nuk po i hyj historisë së regjimeve komuniste diktatoriale të Europës lindore, që lejtmotiv të politikës së tyre kishin propogandën se po bënin gjithshka për të “lumturuar” popujt e tyre, por po ndalem tek Shqipëria, “kopështi i lulëzuar socialist” që ndërtoi Enver Hoxha.
    “Populisti” diktator komunist shqiptar, gjithshka e bënte “në emër të popullit”.
    Në emër të popullit vrau e persekutoi elitën intelektuale, nacionaliste e patriotike. Në emër të popullit i ktheu shqiptarët në stadin e komunës primitive, pa ligje në mbrojtje të të drejtave e lirive apo pronës. Në emër të popullit vrau për 5 dekada, cilindo që mendonte ndryshe nga ai apo qofte edhe se e dyshonte këtë.
    Mekanizmi i “populizmit” ekstremist komunist, ishte “diktatura e proletariatit”.
    Po cili na qenka mekanizmi i nacionalistëve të djathtë që akuzohen si “populiste” ?
    Mos qenka ky populizmi i tyre sistemi kapitalist demokratik pluralist ?
    Politikanët që si motiv të veprimtarisë së tyre paskan rritjen e mirqenjes së popullit të tyre, të kombit (nacionit) të tyre, akuzohen si “heretikë” me fjalën populistë apo nacionalistë.
    Le ta karrikaturizojnë sa të duan mediat soroiste presidentin Trump, le të interpretojnë si të duan fjalët e tij.
    Populli zgjedhë si liderë qeverisës, vetëm ata liderë që luftojnë më së pari për kombin e tyre, për popullin e tyre, për të fuqizuar ekonomikisht shtetin e tyre, për të ngritur mirqenjen e nivelin e jetesës të kombit të tyre.
    Le ta sulmojnë sa të duan e ta paraqesin Trumpin mediat e majta “si e keqja e botës”, siç e ka cilësuar dy metroshi ynë psikopat, , në këtë kohë të shkurtër të qeverisjes së tij, është fakt se ai ka pasur suksese të ndishme në drejtim të forcimit të ekonomisë së SHBA por edhe në politikën e jashtëme në sajë të tij, bota ka filluar të ndryshojë.
    Nuk është më Putini në krye të sondazheve si personaliteti më i fuqishëm politik i botës, por ështe presdienti i SHBA, z. Trump.
    Shteti fantazmë i fuqishëm terrorist islamik i ISIS, po shkon drejtë shkatërimit të plotë të tij.
    Shtetet “aleate” të Putinit si Siria, Irani e deri edhe shteti diktatorial komunist i Koresë së veriut, janë në shënjestër të politikës së jashtëme të SHBA, e jo vetëm këta, por edhe Putini po e kupton se me Trump nuk mund të bëjë “shakarat” që bënte më parë.

  3. Sa mire jua Ka bere
    Shohim ketu ne gazetare me vila e cifliqe
    E televisione me programe te degjenerume
    E gazeta qe shiten per bythen e cicat jashte te ketyre “vipeve “shqiptare
    Shikoni ketu ju se fillon shkolla dhe me ligj e do mesohen femijet si te behen lesbike dhe gej
    Lereni Ameriken se eshte kaluar.

  4. Keto media kane qene te pozicionuara kunder TRUMP gajte fushates. Keto media jane te majta . Jane ne pozicion politik dhe nuk mund te fajesojne TRUMP qe i fajeson si armik te popullit. Persa kohe jane ne ane politike akuzat dhe kunderakuzat jane fair game
    Keto media heqin kapelen politike dhe vene ne koke kapelen gazetare te lire ??? kjo eshte nje pretendim i ndyre,

    Sa per situaten ne shqiperi, thjesht kryeministri ka te drejte . MEDIA KAZAN. Tek e fundi ai shan ato media qe i paguan ( me leket tona por ne ja kemi lene celsat ne dore rames)
    Mediat nuk ekzistojne si forme e gazetarise por vetem si krah politik i RAMES. propagande , dhe aspak lajm.
    Per shembull dje media kombetare kishte nje lajm per nje djale rom qe Lali Eri e mori ne krah kur ishte minister dhe sot ai djale eshte ne shkolle , i perkrahur nga bashkia, Faktikisht me qindra femije rom dhe te bardhe lypin perdite dhe abuzohen perdite…..por lajmin e ben sipas zyres propagnadistike Lali Eri me vepren humane me djalin rom ku ishte dhe ku eshte sot

    top-channel tv 2018 08 15 ju-kujtohet-elidoni-qe-veliaj-e-dergonte-ne-spital

  5. “Armiq të popullit” ???
    Po sigurisht se të tillë janë ato media që sulmojnë çdo ditë një lider të zgjedhur nga populli duke e quajtur “populist”.
    Sipas llogjikës së tyre, po të përpiqesh të bësh më të mirën për popullin tënd, paske bërë krim e qenke populist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *