• |
ide | kryesore

Rrëfimi/ Sot është 21 vjeç, por ka 7 vjet që luan lloto pa ndërprerje

Lajme, Të fundit



Varësia ndaj pikave të basteve vazhdon të prek çdo ditë e më tepër mijëra të rinj. Aldo është 21-vjeç, dhe luan lloto për afro 7 vite pa ndërprerje. Jeta e tij ka marrë një rrjedh tjetër tani saqë është i pafuqishëm të ndalet.

“Skedinën e parë e kam vendosur që 13-14 vjeç. Nisi çdo gjë si lojë por që përfundoi në një varësi. Nuk ishte problem të luaje lloto që i vogël pasi disa kompani të lejonin të hyje”, tregon ai.

Prej varësisë së llotove 21-vjeçari ka përfituar edhe disa vese të tjera. Kalimi i ditës nën ankth dhe tension ka ndikuar negativisht jo vetëm tek ai por edhe në familjen e tij.

“Varësia të shkakton shumë vese. Më e pakta cigarja, më e shumta, të bënë agresiv. Ti u përgjigjesh njerëzve me një sjellje të pa drejtë nga që nuk ndihesh i qetë psikologjikisht”, thotë Aldo.

Paratë e lëna në pikat e basteve Aldo e ka të vështirë t’i kujtojë. Janë aq shume lekë të shpenzuara saqë sot vret mendjen se ç’mund të kishte bërë nëse ato para do t’i shpenzonte më ndryshe.

Për situatën e krijuar rreth tij, shokëve apo dhe mijëra të rinjve, Aldo është i vetëdijshëm. Sakaq, nuk nguron as të shpreh shqetësimin e tij, e cili nënkupton një mesazh mjaft të fortë për rinin shqiptare për të qëndruar larg pikave të basteve./ TCh



2 Comments

  1. Ndaloi fene por ishte bir -hoxhe-,ndaloi bixhozin por kishte luajtur ne France kur ishte valle me studime ku nuk mori dot nje dipllome,ndaloi bythqirjen ,por ishte vete pederast.ndaloi vrasjen ,por vrau dhe masakroi kete popull sa nuk e ka bere njeri as ne Europe as ne botendaloi pronen por vete me zagaret e tjere u be pronar i tere Bllokut te famshem dhe te vilave ne tere vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *