• |
ide | kryesore

Komisioni Europian ndërpreu fondet e ndihmës për bujqësinë në Shqipëri, qeveria e trajton si praktikë normale

Arkiva, Lajme, Të fundit



Programi IPARD që do i jepte Shqipërisë 146 milionë euro ndihma deri në 2027 u ndërpre. Shkak ishte një hetim për korrupsion nga Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF).

Hetimet lidhen me dhënien e granteve për bujqësinë. OLAF dyshon se grantet jepen në mënyrë korruptive.

Kujtojmë rastin kur pronarët e inceneratorëve morën 310 mijë euro nga AZHBR për ndërtimin e një sere në tokën e inceneratorit në Tiranë.

Komisioni Europian nuk komentoi më tej këtë proces. Sipas Komisionit Europian, vendimi përfundimtar do merret kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar.

Ministria e Bujqësisë u detyrua të reagojë për lajmin duke tentuar ta normalizojë skandalin që përmban ndërprerja e fondeve.


Sipas reagimit të ministrisë, programi i mbështetjes nuk eshte ndërprerë. “Puna vazhdon, programi vazhdon”.

“Këto janë procedura normale të Bashkimit Europian në kushtet kur ka nevojë të verifikohen shpenzime të dyshuara për aktivitet jo konform rregullave të përcaktuara” – tha ministria.

Programi IPARD ofron dhjetëramilionë euro në ndihmë të bujqësisë në Shqipëri dhe në vendet e tjera anëtare për kandidim. IPARD II, i cili u zbatua mes viteve 2014 dhe 2020, i dha Shqipërisë mbi 71 milionë euro ndërsa programi IPARD III pritej ta rriste ndihmën në masën 146 milionë euro. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *