• |
ide | kryesore

Ronaldo bën “viktimën” e parë: jo Chievon, por Sorrentinon

Sport



Para ndeshjes portieri i Chievos kishte deklaruar se dinte si ta ndalonte Cristiano Ronaldo e në fakt ia doli. Ajo që Stefano Sorrentino nuk kishte parashikuar është se do përfundonte në spital, pas sfidës me Juventus. Viktimë e një përpasje të ashpër pikërisht me CR7, me shumë momente frike në fushë, kanë mbërritur lajmet e para qetësuese për portierin. Për Sorrentinon thyerje e hundës dhe dyshimet për një traumë të kafkës, pas goditjes me gju që ka marrë në një përplasje loje me Ronaldon që e bëri të humbiste ndjenjat për disa caste.

Do të duhen disa kontrolle të tjera për të kuptuar rëndësinë e dëmtimit të portierit, në momentin e golit të anulluar Mandzukic, pikërisht për konsiderimin faull të ndërhyrjes së CR7 ndaj portierit të Chievos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *