• |
ide | kryesore

Scarlet Johansson, aktorja më e paguar e vitit

Paparazzi, Slider



Cdo vit, revista të ndryshme botërore shpallin një listë me aktorët dhe aktoret më të paguara të vitit. Emrat dhe renditja në listë ndryshon vazhdimisht. Këtë vitë në renditjen e aktoreve më të paguara është 34 vjeçarja amerikane  Scarlett Johansson. Johansson renditet me 40.5 milion dollarë fitime, që nga 1 qershori i vitit 2017, deri në 1 qershor 2018. Në një rol fitimprurës në filmin  Playing Black Wnidow, në vitin 2017, Johannsson ka katërfishuar fitimet e saj duke shkuar në të njëjtat fitime me Emma Stone që ishte në vendin e pare, vitin e shkuar. Gjithashtu Johansson pritet të shfaqet në vitin 2019, në seritë e filmit “Superhero Conglomerate”.

Aktoren më pas e ndjek, Angelina Jolie, e cila renditet në vendin e dytë. Angelina ka fituar gjatë këtij viti 28 milion dollarë
Në vendin e tretë renditet aktoria Jennifer Aniston me 19.5milion dollarë.

Gjithashtu në listë renditen edhe aktoret si Cate Blanchett me12.5 milion dollarë dhe Gal Gadot 10 milion. Këtë vit, vihet re se në renditjen e aktorëve  më të paguara mungojnë disa emra të njohur si: Amy Adams, Emma Watson, Charlize Theron dhe Emma Stone.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *