• |
ide | kryesore

Kanye West lë nam në dasëm, shkon me shapka shumë të vogla

Paparazzi, Slider



Në përgjithësi, rregulli i pashkruar në një dasmë është që mos ta lësh në hije nusen. Por, me sa duket, Kayne West ishte ai që u përfol më shumë në ceremoninë martesore të 2 Chainz.

Reperi 41-vjeçar u paraqit në dasmë, së bashku me bashkëshorten Kim Kardashian, i veshur me kostum të firmuar, pa këmishë poshtë, dhe me shapka. Nuk ishin dosido, por të firmës së tij “Yeezy”, shapka me platformë, por që i kishte më të vogla.

Për të parën herë kur çifti ka një paraqitje publike, nuk u diskutua veshja e Kim, por e reperit. Interneti shpërtheu nga komentet, duke kaluar edhe në ironi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *