• |
ide | kryesore

PD pyetje të tjera për Ballën: Sa herë ke komunikuar me Edmond Begën? A ishe sekser i tij?

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike i ka drejtuar sot të tjera pyetje kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla pas arrestimit të Edmond Begos nga autoritetet greke. Deputeti i PD Enekelejd Alibeaj tha sot se heshtja nuk e shpëton dot Taulant Ballën duke i kërkuar të tregojë sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189. Po kështu Alibeaj e ka pyetur Ballën nëse është sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen.

Ai tha se policia drejtohet nga krimi dhe prokuroria nuk ka sekuestruar pasuritë e Begos në zbatim të ligjit antimafia.

“Qeveria në pakt me krimin, parlamenti i varur nga krimi, policia e drejtuar nga krimi dhe prokuroria nën urdhrat e krimit po heshtin për t’i dhënë kohë numrit dy të Partisë Socialiste, që të mbulojë me harresë akuzat publike për lidhjet e tij me trafikantin e rrezikshëm ndërkombëtar të drogës, Mond Bega.
Në vend që policia t’u thotë shqiptarëve pse autoritetet greke kanë arrestuar dhe kanë vendosur të mbajnë në burg narkotrafikantin me lidhje politike, policia hesht.
Në vend që prokuroria të nisë menjeherë hetimet për të zbardhur arsyet e mosveprimit të Policisë së Shtetit ndaj trafikantit të shndërruar në biznesmen të fuqishëm ndërtimi, prokuroria hesht.
Ne vend që Edi Rama t’i kërkojë Taulant Ballës të sqarojë pozicionin e tij, Edi Rama hesht”, tha Alibeaj.

Deputeti demokrat deklaroi se Partia Demokratike nuk do të heqë dorë nga misioni i saj për të shkëputur krimin nga politika.

“Në vend që Taulant Balla t’u përgjigjet pyetjeve, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, hesht, me shpresën se gjithçka do të harrohet. Taulant Balla dhe padroni i tij, Edi Rama, e kanë gabim.
Shqiptarët dhe partnerët tanë janë bindur se Shqipëria është kthyer në parajsën e krimit të organizuar, për shkak të lidhjeve direkte me drejtuesit më të lartë të pushtetit.
Duke përfaqësuar pjesën më të mirë dhe më të madhe të shoqërisë që nuk pranon të qeveriset nga krimi, Partia Demokratike nuk do të heqë dorë nga misioni i saj për të shkëputur krimin nga politika”, u shpreh ai.

Alibeaj i ka drejtuar disa pyetje edhe policisë për mos arrestimin e Begos në Shqipëri.
“Policia e Shtetit dhe prokuroria duhet t’u thonë shqiptarëve:
Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane arrestohet nga Policia greke, por jo nga Policia shqiptare?
Çfarë e pengon prokurorinë të zbatojë ligji Antimafia për sekuestrimin e pasurisë dhe bisneseve të trafikantit ndërkombëtar të drogës Mond Bego?
Ndërsa Taulant Ballën nuk e ndihmon dot fshehja pas mashtrimeve të trasha të zëdhënësit të krimit në grupin parlamentar të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i cili tha dje se trafikanti i drogës ishte liruar menjëherë nga drejtësia greke”, deklaroi Alibeaj.

Ai tha se Taulant Balla duhet t’u shpjegojë shqiptarëve:
“Çfarë e lidh me trafikantin e drogës, të shndërruar në biznesmen të fuqiëshm këto dy vitet e fundit?
Sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189? A është Taulant Balla sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen?
Këtyre pyetjeve Taulant Balla nuk u shpëton dot. Drejtësia vonon, por nuk harron!”.



11 Comments

  1. Edhe kjo loja juaj te mori apo nuk te mori ne telefon , ishe apo nuk ishe , e bere apo nuk e bere me sjell neveri dhe perçmim total . Jeni bere si karozeli qe edhe pse gjithmone ne levizje nuk e kap asnjehere vagoni vagonin . Vetem bertisni dhe asnjehere nuk i shkoni gjerave deri ne fund . Po ju pyes une ju te PD-se :
    1 – Ça u be me rregjistrimin e z.Xhafa ?
    2 – Ça u be me 700.000 eurot e atij shokut te Saimir Tahirit ?
    3 – Ça u be me eurot e toyotave?
    4 – Ça u be me denoncimet ndaj ministrit Tahiri?
    5 – Ça u be me denoncimet ndaj ish ministrit te shendetesise?
    6 – Ça u be me denoncimet e inceneratoreve?
    7 – Ça u be me drejtoret e policive?
    Nuk i mbaj mend te gjitha por me pak fjale ça u be me denoncimet tuaja? Se kjo metoda juaj e te berit te punes ne kete menyre vjen era stanjacion . Ti abuzo , une do bertas . Neser une do abuzoj dhe ti bertit . Mendoni se ne kete menyre mund te vije nje e neserme per ju?? Sipas eres ,,,,,besoj e dini proverbin .

  2. Jam dakort me komentuesin me lart. Eshte i sakte. Inisiativa qe merren dhe nuk u shkojne deri ne fund. Jetojme ne nje vend ku njerezit blihen e shiten kollaj. Televizione , portale, “biznesmene”, qe nderrojne me nderrimin e pushtetit, duke u bere yzmeqare te tij.
    Eshte mbytur zeri opozitarer . Opozita eshte pak bindese, por duket e vetme.
    Nuk ka reagim qytetar. Te gjithe e shohin dhe kuptojne qe elementi kriminal, me shume se ne cdo kohe, sot po lulezon.
    Pushteti duket i pafuqishem, nuk reagon perkundrazi i ofron suport politik, u jep tendera dhe tregje te tjera per te pastruar parate e pista.
    Ky realitet nuk i sherben ketij vendi, ketij populli. Shqiperia ende ka pasuri kombetare qe duhen menaxhuar ndryshe.
    Nuk sheh nje investitor te huaj, se me kete klime nuk ke si ta shohesh.
    Cdo gje zamiri dhe ceti, dmth pushteti.
    Mendojne qe keshtu do jete gjithe jeten.
    Dhe nje popull qe rri, e ben sehir, qe sheh si e vjedhin dhe grabisin me rradhe deri ne babezi, Rama- Basha-Meta.

  3. gam gam gam gam …

    Kur i dini te gjitha keto lidhjet e Balles me kete kriminelin PSE NUK SHKONI NE PROKURORI… ???

    Kesaj i thone , ‘ PO JUSTIFIKOHEM TEK ELEKTORATI IM SE PO BEJ OPOZITE TE FORTE’ .. se te tjeret nuk ju besojne me… ja u kane pire lengun.

    Edhe une jam dakort me komentin e pare… ‘ TI VIDH une do bej gam gam… kur te vije une ne pushtet …. UNE DO TE VJEDH… dhe ti bej gam gam”

    Teater i shtemtuar !

  4. Nuk behet opozite me -fac-booke-dhe me konferenca shypi o mjerane ku na rate ne pjese ne-PD-o ju rente rreze veshit .Me shume oponence po bejme ne neper portale se sa ju .Jam plotesisht dakord me komentuesin e pare ,koment i sakte qe tregon ralitetin tuaj o Ali -be-.Me duket justifikoni parane qe merrni ne syte te elektoratit te djathte qe ja po bejme opozite per tu votuar prape .Po fshiheni nga mendja ,harrojeni po vazhduat keshtu ,jo se do votojeme morrat e kuq ,por nuk do veme ,do i bojkotojme .Dilni neper konferenca shtypi thoni ;jo e lagu ,jo se lagu dhe keto shkrihen si flluska sapuni.

  5. Stalin o koqe,
    ty nuk te ka rene ne pjese PD-ja, ty te ka rene ne pjese te jesh ne grupin e debilave.
    Por gjithsesi nuk eshte fai yt. Aftesia e kufizuar mendore vjen nga shume faktore.
    Mbi te gjitha jane genet e fisit nga i cili vjen, pastaj familja ne te cilen edukohesh, dhe ne fund shoqeria apo llumi qe ke zgjedhur perreth teje.

  6. Stalin o koqe,
    ty nuk te ka rene ne pjese PD-ja, ty te ka rene ne pjese te jesh ne grupin e debilave.
    Por gjithsesi nuk eshte fai yt. Aftesia e kufizuar mendore vjen nga shume faktore.
    Mbi te gjitha jane genet e fisit nga i cili vjen, pastaj familja ne te cilen edukohesh, dhe ne fund shoqeria apo llumi qe ke zgjedhur perreth teje.

  7. tashi po e kuptojn kto koqet e pds se ato po bojn opozit sa per sy e faqe
    ne kto presin me e rrzu ramen me kto deklaratat prej kaqolash

    nuk e di si do kometojn kto gamorat e ktij portali kur ta morri basha pushtetin
    nese e merr naiher

  8. O rop qire i kopjon shume bukur pseudonimet e te tjereve o moter qire ju morrat e kuq mbani lloj -lloj pseudonime si dikur baballaret tuaj.duke o kamufluar ne pseudonimet e tjetrit ,o grua qire aka me llum dhe posaqi ,fekale e me hale se ju,Ju bij dhijaresh dhe cobenerish kini qene dhe do mbeti o mamke qire.Mbeti edukata tek ju krimbat e halese .

    1. o stalino mos e rruj fare lale se do jet nai kopil muti qi tall bythen kur nxefesh ti
      mos ju pergjigj se ai shkerdhata ate pret
      qi ti pergjigjesh ti ne tall bythen me nervat e tuja
      injoroje fare

    2. Ai qe te ka shkruar me siper me pseudonimin tim nuk jam une . Sot eshte dite e bukur dhe nuk dua ta prish gojen me keta tipa qe vjedhin edhe pseudonime . Per mua je shume i respektuar Stalin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *