• |
ide | kryesore

Real, Inter, Don Balon apo Modric, cili tregon variantin e vërtetë?

Sport



Real Madrid akuzoi Interin për parregullsi në mënyrën e kontaktimit me Luka Modric, mesfushori shfajësoi zikaltrit duke thënë se nuk kanë kontaktuar me të asnjëherë, Don Balon shpjegoi se ishin menaxherët e lojtarit që ishin vënë në bisedime me Interin dhe Modric që e kundërshtoi duke e konsideruar “gënjeshtrën më të madhe të historisë”. Vështirë të kuptohet se cili është versioni më i besueshëm në telenovelën që e shtyu fundin për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori kroat, që ishte fare pranë Inter në këtë sesion merkato ka ndërhyrë me një replikë në rrjetet sociale. Modric, që në orët e fundit ndihmoi Inter të qartësonte pozicionin e tij para Fifa-s, ka thënë fjalën e tij mbi cështjen, duke shkruar komentin në faqen Futbolalreves: “Është gënjeshtra më e madhe e historisë”. Një mesazh i qartë i futbollistit të Real Madrid që hedh poshtë totalisht ndërtimin e fakteve nga Don Balon sipas të cilit, vetë Modric, ka kontaktuar drejtuesit zikaltër përmes menaxherëve të tij për të parë nëse kishin interes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *