• |
ide | kryesore

Një film mbi jetën e Rihanna-s

Paparazzi, Slider



Dy vite pasi Rihanna miratoi realizimin e një dokumentari mbi jetën e saj, regjisori Peter Berg zbuloi se filmi do të arrijë të publikohet brenda disa muajsh.

Në prill të vitit 2016, Berg tha se po punonte në një dokumentar për Rihannën. Ndërsa pritej që të dilte në vitin 2017, ai tregoi për Slash Film se dokumentari do të vijë brenda dy muajsh.

“Unë mendoj se ajo është një grua e re e jashtëzakonshme. Etika e punës, talenti, fati, shkathtësia, vizioni. Rihana është një grua me të vërtetë interesante dhe filmi do vijë për rreth një muaj e gjysmë, dy muaj,”- u shpreh regjisori. Berg ka zbuluar se dokumentari do të siguronte një ‘pamje pa filtër’ të jetës së Rihannës dhe se si ajo arriti të bëhej një ikonë globale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *